Agjencia Zhurnal.mk

Kumbulla buzë kalimit në Romë, pasi Interi heq dorë nga ai

Ndërkohë që Interi ngurron të mbyllë marrëveshjen për blerjen e Marash Kumbullës, është gati të përfitojë Roma, e cila është në kërkim të një mbrojtësi dhe ka hedhur sytë nga djaloshi kuqezi që spikati në sezonin që lamë pas.

Siç raporton Sky Sport, drejtuesit e klubit verdhekuq janë futur fuqishëm në garë për transferimin e Kumbullës dhe kanë arritur marrëveshjen me Veronën për një shifër joshëse prej 30 milionë eurosh.

Gjatë ditës së sotme pritet që drejtuesit e Romës të takohen edhe me menaxherin e mbrojtësit 21-vjeçar për t’i prezantuar projektin dhe ofertën për Kumbullën.

Interi ka prej kohësh një marrëveshje me Veronën dhe Kumbullën, por ngurrimi i zikaltërve për të avancuar drejt zyrtarizimit, ka favorizuar ndjeshëm Romën, e cila është gati të përfitojë.

Rasti është i ngjashëm me atë të Sandro Tonalit, që pasi priti gjatë Interin, vendosi tē pranojë ofertën e Milanit, ndërsa aktualisht edhe Kumbulla është i interesuar të mësojë sa më shpejt të ardhmen e tij.

Ndërkohë sipas Sky Sport, vetë Verona është më e interesuar për shitjen e futbollistit te Roma, e cila i ofron para kesh, ndryshe nga Interi që ka ofruar një pjesë kesh dhe një pjesë tjetër ta kompensojë me huazimin dhe kartonët e disa futbollistëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...