Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Kundërthëniet e Brukselit për Shkupin, sikur zyrtarët flasin për preferenca jo për parimet e Unionit

Shkup, 7 maj – Zhurnal – Bashkimi Evropian (BE) sërish ka folur për një mungesë të theksuar të qëndrimeve të harmonizuara që e bëjnë Unionin një bashkësi ku secili shtet çon axhendën e vet, pavarësisht nëse kjo bie ndesh me frymën e idesë dhe vizionit  të Bashkimit Evropian, për një familje të madhe ku spikasin vlerat dhe  parimet,

 Një përshtypje të tillë implikojnë zhvillimet që pasuan deklaratën e eurokomesarit për Zgjërim, Oliver Varhelyi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të ndahen në rrugëtimin evropian, më saktë se Shkupi zyrtar mund të ngecë prapa nëse nuk zgjidh problemin me Bullgarinë për kontestin historik, pavarësisht qëndrimit të Komisionit Evropian se vendi është i gatshëm të fillojë negociata, por që vendimi merret nga Këshilli.

Kjo në qarqet e Brukselit shihet si një aventurë e eurokomesarit, një qëndrim dhe dëshirë e Hungarisë, pasi zyrtarë të lartë të cilët kanë folur në kushte anonimiteti i thanë portalit të specialzuar për zhvillimet në Bruksel, Politico,  se me gjasë në sfondin e kësaj deklarate të komesarit hungarez mund të fshihet lidhja me zhvillimet në vendlindje, atje ku ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski mori atë që Hungaria e quan azil, pasi paraprakisht u dënua me dy vjet burg për abuzim të detyrës zyrtare.

Nuk ka vonuar shumë, eurokomesarin hungarez e demantoi Gjermania, pa të cilën nuk mund të kemi një tablo të plotë të disponimit evropian për çelje të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

 “Gjermania mbështetë qëllimin e kryesimit portugez me BE-në të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Dy vendet kanë zbatuar reformat e kërkuara – tani duhet edhe BE-ja të zbatojë. Shtyerja e mëtejme e fundosë kredibilitetin e BE-së dhe stabilitetin në rajon”,  ka shkruar ministri për Europë i Gjermanisë, Mihael Rot.

Një është e sigurt, pohimi i eurokomesarit për Zgjërim trazoi Brukselin i cili në forma të ndryshme ka përgënjeshtruar këtë pohim. Korespodenti i Wall Street Journal nga Brukseli, Laurence Norman, citoi një zyrtar të lartë të BE-së, të ketë thënë se “qëndrimet e Varhelyi nuk paraqesin pikëpamjet e KE-së dhe se nuk po përgatitet një ndarje, përkundrazi, Komisioni mbështetë çelje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë por edhe me Maqedoninë e Veriut.

 Megjithatë, diçka fshihet në prapaskënë, pasi zëdhënësja e Komisionit Evropian për Zgjerimin, Ana Pisonero, theksoi se Komisioni qëndron në pozicionin se të dy vendet janë të gatshme të fillojnë negociata, por që vendimi merret nga Këshilli dhe se është një nga opsionet në teori.

Me shumë gjasë, të hënën do të kemi një fotografi më të qartë për pozicionin e Maqedonisë së Veriut në kontekst të çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, njq vendim që do të merret në qershor, pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me të cilën pritet të hapet kjo temë.

Postime të ngjashme

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...