As mosha, as koha e as vendi nuk duhet të bëhen pengesë për të provuar diçka ndryshe.
Këta dy kunguj gjigant që i shihni, i ka mbjellë e rritur Zenel Xhaferi nga fshati Cërvicë i Kërçovës.
Ai është 77 vjeç dhe jeton me bashkëshorten. Për të kaluar kohën kultivon fruta e perime që nuk gjenden lehtë në vendin tonë.Farën për mbjelljen e këtyre dy kungujve e ka marrë në Kanada para 10 viteve. I ka mbjellë në maj, sepse siç thotë, temperaturat për rritjen dhe zhvillimin e këtij kungulli duhet të jenë mbi 25 gradë.
Një kungull të madh e ka kultivuar edhe para 12 viteve, po ai thotë se pranvera e hershme dhe moti i ngrohtë këtë vit ka ndihmuar që këto të rritën më shumë se ai i para disa vitesh.