Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kungullovski: Lloji britanik i virusit korona sipas gjitha gjasave do të bëhet dominant

Shkup, 28 janar  – Duhet të jemi të kujdesshëm, ta kemi parasysh se lloji britanik qarkullon te ne, se për shkak të veçantive të tij tashmë të zbuluara sipas gjitha gjasave do të bëhet gjithnjë e më dominant dhe të jemi në vëzhgim të vazhdueshëm me vendosjen e metodologjive të reja. Shpresoj se shumë lehtë do të jetë që të zbatohen metodologji të tilla edhe në laboratorët tjerë. Nevojitet vetëm komunikim i ndërsjellë mes laboratorëve me të gjitha institucionet relevante për metodologji e cila i përzgjedh ato izolime të dyshimta për llojin e ri britanik me të cilin do të detektoheshin me një qasje të tillë.

Këtë sot e deklaroi dr. Goran Kungullovski nga Laboratori për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar pranë Klinikës “Zhan Mitrev”, i cili tha se rekomandimi i OBSH-së dhe Qendrës Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse është të paktën pesë për qind e të gjithë izolimeve pozitive të renditen me qëllim konfirmimin e ndryshimit të llojeve, ndërsa kjo do të jetë relevante për vetë strategjitë për çrrënjosjen e pandemisë, për shembull se a do të duhet të ndërmerren masa më restriktive, sepse shumë më lehtë transmetohet, a do të ketë ndikim ndaj efikasitetit të vaksinave.

“Për disa muaj ky lloj i virusit, pasi shumë lehtë transmetohet nga llojet paraprake, do të jetë dominant edhe në shtet edhe në shumë vende. Ky virus evoluon shumë më ngadalë dhe sipas gjitha gjasave nuk do të ketë nevojë për vaksinë sezonale. Konsiderohet se transmetohet për 70 për qind më shpejtë se llojet paraprake, gjegjësisht nëse duhej të infektoheshin dhjetë njerëz do të infektohen 17. Fillimisht dolën të dhëna dhe nuk ka ndikim në vdekjen, por tani dalin të dhëna për të cilat duhet të bëhen edhe studime më të hollësishme, nuk dëshirojmë të ngremë panik, ka disa indikatorë se është rritur edhe vdekshmëria për 30 për qind. Por, që kjo të bëhet fakt duhen studime më të hollësishme të cilat do të recensohen nga ekspertë që të dilet me atë informacion”,theksoi dr. Kungullovski.

Ai tha se deri më tani të dhënat tregojnë se llojet e reja nuk kanë ndikim më të madh ndaj efikasitetit të vaksinave, të paktën vaksinave RNK. Për këtë, sqaroi, duhet të jemi në monitorim të vazhdueshëm dhe në një fazë të vazhdueshme të kujdesit.

Në lidhje me mutacionin e detektuar të llojit britanik të virusit Kovid-19, te një burrë 46-vjeçar i cili tashmë është shëruar, ndërsa për të cilin dje informuan nga Klinika “Zhan Mitrev”, tha se sigurisht ka pasur ndonjë kontakt që të transmetohet virusi.

Sipas informacioneve, theksoi ai vaksinat funksionojnë mjaft mirë edhe ndaj llojeve të reja të virusit. Shtoi se gjatë studimeve është konfirmuar se vaksinat të cilat sipas gjitha gjasave i kanë kaluar të gjitha fazat e studimeve, kanë efikasitet solid dhe e neutralizojnë paraqitjen e sëmundjes serioze gjatë infeksionit me virusin korona.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

17 të shëruar dhe 74 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Z H

Gërvalla Shvars: Ballkani i hapur nuk është diçka e re, por mund të jetë e rrezikshme

Z H

Shpaloset tabela e rrugës “Jusuf Gërvalla” në Çarshi të Vjetër

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...