Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Kupa e Kosovës në futboll: E mërkura sjell dy përballje tjera që transmetohen në Artmotion

Pas dy ndeshjeve spekatkolare të transmetuara të, të mërkuren në Artmotion do të mund t’i përcillni edhe dy përballje tjera të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll.

13:00 ARBËRIA – FERONIKELI ART SPORT 1

Një vend në çerekfinale do ta kërkojnë edhe Arbëria e Feronikeli. Ballafaqimi i këtyre dy skuadrave do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 13:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Këto dy skuadra patën formë të përafërt në pjesën vjeshtore të kampionatit, Arbëria pas 18 xhirove u rendit në vendin e gjashtë me 21 pikë të mbledhura ndërsa Feronikeli në të pestin me 23 pikë të tubuara.

Deri në këtë raund, Arbëria erdhi pasi e elimioi Ramiz Sadikun ndërsa Feronikeli tutje kaloi pasi e moshti 0:4 skuadrën e Prizrenit.

Këto skuadra kanë zhvilluar vetëm dy ndeshje dhe që të dyja janë zhvilluar në kuadër sezonit aktual të Superligës. Dueli i parë i zhvilluar 29 shtator të vitit të kaluar kishte përfunduar baraz 0:0 ndërsa dueli i zhvilluar me 21 nëntor i kishte takuar Feronikelit me rezultat minimal 1:0.

13:00 TREPÇA ’89 – FERIZAJ ART SPORT 2

Dueli tjetër i së mërkures që do të transmetohet në Artmotion, do të jetë ai që do të zhvillohet në “Riza Lushta” në Mitrovicë atje ku Trepça ’89 e pret Ferizajin. Pasi eliminoi Vëllaznimin në raundin e kaluar, Trepça ’89 synon kalimin në çerekfinale por për të arritur qëllimin do të kalojë pëngesen e quajtur Ferizaj që ka synime të njejta edhe pse bënë gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Me 21 pikë të mbledhuara nga 18 xhiro në sezonin vjeshtor, mitrovicasit janë favorit për të kaluar tutje pasi përpos që bëjnë gara në një nivel më lartë se skuadra kundërshtare kanë triumfuar edhe në ndeshjen e fundit direkte të zhvilluar me 5 korrit të vitit 2020 me rezultat 2:5.

Nga ana tjetër, Ferizaj nuk do të udhëtojë në Mitrovicë për tu dorëzuar. Ferizajasit kanë shfaqur formë të mirë në pjesën vjeshtore të Ligës së Parë në Grupin B, duke u renditur në pozitën e katërt me 19 pikë duke qenë më hap më skuadrat tjetër në luftën për ritkhim në Superligë.

Postime të ngjashme

Milani vazhdon interesimin për Ziyech, e do me çdo kusht në San Siro

D V

Keqpërdoret emri i kampioneve olimpike në rrjetet sociale, KOK-u konfirmon se asnjëra nuk kanë llogari zyrtare dhe do t’i padisë keqpërdoruesit

D V

Granit Xhaka mes Arsenalit dhe Romës, çfarë mungon për të mbyllur marrëveshjen?

D V

Chelsea është gati ta ulë çmimin e sulmuesit Abraham

D V

Katër arsyet pse Lukaku refuzon rikthimin te Chelsea

D V

Prishtina përballet me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...