Kuqi u kthye në Maqedoni, Prokuroria kërkon që t’i shqiptohen masa kujdesi

nga D. V.

Shkup, 14 prill – Nga Prokuroria njoftojnë se sot është shqiptuar masa e kujdesit ndaj të dyshuarit të 19-të për ngjarjen në Koçan, që me shumë gjasa është ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Norvegji dhe Islandë, Driton Kuqi, që njëherë është edhe ish-ministër i Ekonomisë.

“Prokuroria Themelore Publike e Koçanit sot ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan propozim për caktimin e masës së kujdesit për të dyshuarin e fundit, të 19-të, pas zgjerimit të hetimit për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjithsej për rastin në Koçan dyshohen 47 persona fizikë dhe tre persona juridikë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More