Kur aeroplani ngec nën një mbikalim në mes të autostradës në Indi

Videoja ku shihet aeroplani i aviokompanisë Air India që ka ngecur nën një mbikalim në një autostradë në New Delhi, me shpejtësi të madhe është shpërndarë nëpër rrjete sociale.

Një gazetar i agjencisë indiane të lajmeve ANI News, ka shpërndarë pamjet në Twitter, ku shihet fluturakja gjigante që ka ngecur në mes të rrugës nën një mbikalim, transmeton Telegrafi.

Megjithatë kjo nuk ka ndodhur si pasojë e “fluturimit nën mbikalim” siç kanë menduar shumica. Në ato momente aeroplani nuk ka qenë në përdorim, ka shtuar gazetari indian Ashoke Rai.

Fluturakja kishte ngecur derisa po e transportonin nëpër një autostradë në Delhi-Gurugram, jo larg aeroportit ndërkombëtar Indira Gandi.

Related posts

U gëzua shumë që e zuri peshkun, 7-vjeçari nga Florida u dëshpërua në fund – aligatori doli nga uji dhe ia mori

D V

Gjermanët bëjnë ëmbëlsira me figurën e Angela Merkelit, i japin lamtumirën pas 16 viteve në pushtet

D V

Fakte interesante në lidhje me një nga racat më të vjetra të qenve – Shiba Inu

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More