Kur do ta kupton Borçe Georgievski se fati i tij është në duart e shqiptarëve

Shkup, 6 tetor – Janë shqetësuese porositë që arritën nga Bashkimi Evropian. Ato janë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është gjithnjë e më e paqartë, si dhe se madje edhe në vitin 2030 nuk mund të presim integrim të plotë të Ballkanit Perëndimor dhe Maqedonisë sonë në BE. Ju kujtohet se para vetëm tre viteve LSDM na bindte se e ardhmja evropiane është e garantuar dhe se datën vetëm sa nuk e kemi marrë, a ju kujtohet ajo fotografi nga aeroplani para tre viteve, ne në të vërtetë tre vite bisedojmë dhe vetëm sa nuk jemi bërë vend anëtar, por ne nuk e dimë atë, kjo është vetëm në kokën e VMRO-istëve” tha Hristian Mickoski në tubimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së në Petrovec.

Mickoski tha se jo vetëm që me LSDM-në nuk ka datë, por edhe vendi shkon në krizë të re në integrimet evropiane.

“Për shkak të tyrin, BE-ja u bë cak i largët. Na thonin dilni për Maqedoni evropiane – dhe do të kemi shëndetësi pa pagesë. Kishte bilborde në të cilat porosisnin se do të sigurojnë studime pa pagesë në Evropë, 250 mijë euro ndihmë çdo dit[, 18 milionë euro për reforma në gjyqësi dhe çka jo tjetër. Jo vetëm që nuk ka asgjë nga ajo, por nëse mundet edhe ajrin do t’ia bëjnë me pagesë popullit”, tha Mickoski.

Mickoski foli edhe për ngjarjet lidhur me përgjegjësinë për zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

“BDI dhe LSDM u morën vesh të mos ketë përgjegjësi dhe fajin për 14 të vdekurit ta kërkojnë në kabllon apo mbushësin e telefonit”, akuzoi Mickoski.

Edhe po të jetë fajtor instilacioni, siç tha, atëherë përgjegjësi duhet të ketë për atë, duke cekur se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësministri Ilir Hasani janë përgjegjës sepse “në spital nuk ka pasur aparate zjarrfikëse dhe janë ruajtur bombola të pambrojtura të oksigjenit, ndërsa spitali është djegur për 2 minuta jo të plota”.

Shtoi se për këtë herë do kur do duhet të ketë përgjegjësi.

Related posts

Dëshmia e mjekut: Një koleg që punonte me një defibrilator në Spitalin Kovid vuri re tym

N E

Ganiu udhëheq me 3000 vota kundër kandidatit Bekim Sali

Redaksia

Thirrje e re publike nga IPARD 2 në vlerë prej 9,6 milion euro

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More