Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Kur kërkojnë vota na hedhin duart në qafë”, banorët e Sharrës pa rrugë dhe drita

Nuk është vetëm landfilli shqetësimi i vetëm i banorëve të Sharrës. Marrja e pronave pa dëmshpërblim shënoi vetëm kthimin e vëmendjes te ta, këtë herë prej medias e jo nga shteti.

Kjo gjurmë është rruga që të çon drejt fshatit.

Banorët thonë se prej më shumë se 40 vitesh nuk kanë parë asnjë investim.

“Ka 40 vjet që nuk është shtruar, me çizme, baltë vendi, fëmijët shkojnë në shkollë.”

Përveç kushteve mjerane të kësaj rruge, sikur të mos mjaftonte, banorët tregojnë edhe për mungesën e energjisë elektrike.

“Të na rregullojnë dritat, janë të dobëta, duhet të ngrihesh në katër të mëngjesit që të punojë lavatriçja.”

Premtimet kanë qenë të shumta, por vetëm gjatë fushatave elektorale.

“Kur kanë hallin e vet bëjnë si burra të mirë, të vënë duart në qafë kur duan të marrin votat. Pas zgjedhjeve nuk duan t’ia dinë për ne.”

Teksa në këtë zonë po hidhen me miliona euro për landfillin e Sharrës, duke u marrë tokat banorëve pa i dëmshpërblyer, realiteti pak metra më larg është si në mesjetë.

Postime të ngjashme

Irani sulmon Shqipërinë: Ju nuk flisni dot për të drejtat e njeriut, keni mbushur vendin me vrasës dhe terroristë

T E

Nëna braktis vajzën mes Turqisë, gjyshja detyrohet të kthehet në Shqipëri për ta shkolluar…

T E

Fotografia e rrallë nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

T E

Transportonin 27 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë

T E

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...