Shkup, 19 qershor -Në një urdhër ekzekutiv të firmosur më 13 qershor 2024, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës rithekson masat ndëshkuese nga viti 2001 kundër të gjithë personave që punojnë kundër Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut.
Më 26 qershor 2001, me Urdhrin Ekzekutiv 13219, Presidenti shpalli emergjencë kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përputhje me Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente (50 U.S.C. 1701 e më tej) për t’u marrë me kërcënimin e pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj vendit. Siguria dhe politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara, e përbërë nga veprimet e personave të përfshirë në, ose që ndihmojnë, sponsorizojnë ose mbështesin, (i) dhunën ekstremiste në ish-Republikën e Maqedonisë (ajo që tani është Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe gjetkë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose vepron e pengon zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje ose Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, në Kosovë. Presidenti më pas e ndryshoi atë urdhër në Urdhrin Ekzekutiv 13304 të 28 majit 2003, për të ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me disa veprime që pengojnë zbatimin, ndër të tjera, të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë (ajo që tani është Republika e Maqedonia e Veriut).
Më 8 qershor 2021, nënshkrova Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili zgjeroi fushën e emergjencës kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219, të ndryshuar, duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë ( Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas shpërbërjes së ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Ky urdhër ka marë vëmendje të madhe dhe të merituar në mediume, por nuk është elaboruar sa duhet porosia kryesore e tij, që të mos rrezikohet stabiliteti i vendit. Shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se kjo është një nga pikat esenciale të urdhërit, sepse vjen në kohën kur në opinion kishte dilema të shumta nëse për shkak të formimit të qeverisë së re, do të përsëritet 2006-ta dhe 2008-ta, shkruan Zhurnal.
“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, urgjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219, sipas të cilit u ndërmorën hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 13304 dhe që u zgjerua në urdhrin Ekzekutiv 14033, duhet të vazhdojë në fuqi pas datës 26 qershor 2024. Prandaj, në përputhje me neni 202(d) i Aktit Kombëtar të Emergjencave (50 U.S.C. 1622(d)), po vazhdoj për 1 vit urgjencën kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në mënyrë të qartë, por edhe të ashpër në këtë njoftim që do të botohet në Regjistrin Federal dhe do t’i transmetohet Kongresit.
Të gjtha pyetjet dhe dilemat nëse do të përsëritet 2006-2008 pak a shumë ishin të drejtuara ndaj BDI-së. Prandaj edhe reagimi i kësaj partite ndaj urdhërit, respektivisht Vendimit ekzekutiv të presidentit Bajden është vlerësuar edhe si përgjigje negative në pyetjet nëse do të ketë protesta dhe bllokada për shkak të anashkalimit të tyre dhe përfshirjes së VLEN-it në qeveri, shkruan Zhurnal.
“Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet dhe mirëpret vendimin ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për konfirmimin e vlefshmërisë së masave ndëshkuese amerikane ndaj të gjithë atyre që nuk do të respektojnë përmbajtjen e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë.
Ky vendim është shprehje e rëndësisë jetike që kanë këto marrëveshje me frymën paqësore që e reflektojnë dhe cënimi i tyre padyshim se lëkund themelet e paqes dhe paraqet kërcënim për vlerat e demokracisë së mirëfilltë”, thuhej në reagimin e BDI-së.
Edhe pse reagimi i BDI-së më tepër i dedikohet pjesëve që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Prespës, opinioni është i bindur se kjo parti nuk do të shkakton as destabilizim e as bllokada, bindje që u forcua edhe më tepër me votimin e tyre ‘pro’ Ligjit për riorganizimin e ministrive.
“Marrëveshja e Ohrit ajo e Prespës dhe fqinjësisë së mirë, janë edhe fryte të ndërmjetësimit objektiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë gjithë këtyre viteve në mbështetje të vendit tonë dhe mbarë rajonit, shtigje që mundësuan integrimin tonë në NATO dhe afrimin si asnjëherë më parë para dyerve të Europës.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë në mënyrë autonome dhe brenda Frontit Europian të jetë gardian i zbatimit të këtyre marrëveshjeve historike, ashtu siç kishte rol vendimtar në miratimin dhe zbatimin e tyre.
Apelojmë që këtë ta bëjnë të gjithë protagonistët e politikës vendore pasi vetëm respektimi i këtyre marrëveshjeve është garancë e paqes, stabilitetit dhe ecurisë zhvillimore të vendit”, thuhet në fund të reagimit, që u dha përgjigje shumë pyetjeve se si do të sillet “selia e OKB-së” në Reçicë të Vogël ndaj realitetit të ri politik, që paraqet risi pas 22 viteve./Zhurnal