Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kura e Covid-19, OBSH: Ende asnjë ilaç përfundimtar

Pandemia ka parë një përpjekje globale të paprecedentë për të zbuluar një trajtim të sigurt dhe efikas, përmes zhvillimit të ilaçeve të reja që marrin në shënjestër koronavirusin e ri, apo duke riparë ilacet ekzistuese. Por, vetëm pak ilaçe të testuar deri më tani, kanë rezultuar efektivë dhe ky është një konkluzion i përforcuar nga një studim i OBSH i publikuar së fundmi.

I vetmi trajtim që ka provuar se redukton vdekshmërinë nga koronavirusi, steroidi dexamethasome, ka shfaqur premisa në testimet e hershme mes pacientëve të shtruar në spital. Ai është mbështetur si trajtim për covid 19 nga OBSH dhe nga agjencia evropiane e ilaçeve EMA.

“Për momentin, deksametazoni kortikosteroid është i trajtimi i vetëm që ka treguar efektivitet kundër covid 19 për pacientët me simptoma të rënda”.

Por, ai mbetet një mundësi e fundit pasi provat sugjerojnë se ai është efektiv vetëm në rastet më serioze. Studime të fundit ndërkohë kanë sugjeruar se edhe steroidë të tjerë mund të luajnë rol në reduktimin e vdekshmërisë mes pacientëve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Ndërkohë OBSh ka rrëzuar remdesivirin dhe hidroksiklorinën duke thënë se nuk luajnë rol në vdekshmërinë nga koronavirusi apo kohëzgjatjen e kurimit.

Jo efektiv kanë rezultuar edhe ilacet e përdorura kundër HIV-it, Lopinavir-ritonavir ndërkohë që edhe terapia me antitrupa, të cilës iu nënshtrua Donald Trump, sipas OBSH, ka treguar pak ose aspak rezultate tek pacientët e shtruar në spital me koronavirus.

Në anën tjetër Plazma e marrë nga gjaku i pacientëve të shëruar ka treguar disa rezultate premtuese kur i është dhënë në mënyrë intravenoze personave të sëmurë me covid ndërsa vazhdojnë të testohen për efikasitetin Tocilizumabi dhe disa ilaçe të tjera…

Postime të ngjashme

SHBA, zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

T E

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...