Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Kura e rigjenerimit të organizmit me vetëm 3 përbërës

Që imuniteti dhe organizmi të funksionojë siç duhet, trupi i njeriut ka nevojë për ekuilibra të duhur dhe harmoni.

Linja e parë e mbrojtjes së organizmit nëpërmjet një imuniteti të fortë është përzgjedhja e një stili të shëndetshëm jetese.

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar humbet disa aftësi për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve të ndryshme.

Një gjë e tillë, sipas informacioneve të AgroWeb.org, kontribuon në shfaqjen e shumë infeksioneve dhe sëmundjeve kronike.

Personat me imunitet të dobët vuajnë më shumë nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, gripi dhe pneumonia.

Pikënisja e një imuniteti të fortë është stomaku ku akumulohen shumë substanca, minerale dhe vitamina të cilat më pas shpërndahen në të gjithë trupin.

Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zinkun, seleniumin, hekurin, bakrin, acidin folik dhe vitaminat A, B6, C dhe E.

Kura natyrale për një imunitet të fortë

Përbërësit:
Një vezë mundësisht fshati

1 kilogram limonë

1 kilogram mjaltë

Një filxhan të madh çaji me arra të grira hollë ose pluhur.

Përgatitja:

Lajeni vezën me kujdes dhe ashtu siç është me gjithë lëvozhgë vendoseni në mikser deri sa të bëhet pluhur.

Vendoseni vezën në një enë. Hidhni sipër saj lëngun e limonëve të shtrydhur. Veza duhet mbuluar plotësisht nga lëngu i limonëve.

Mbulojeni enën me kapak dhe vendoseni në frigorifer.

Ena duhet të qëndrojë në errësirë sa më gjatë.

Prisni deri sa copëzat dhe pluhuri i lëvores së vezës të jetë shkrirë plotësisht.

Kjo kurë e ka të domosdoshme lëvoren e vezës sepse ajo përmban shumë kalçium që është i domosdoshëm për organizmin.

Pasi lëvorja e vezës të jetë shkrirë, shtoni mjaltin dhe përziejeni mirë me një lugë druri.

Më pas shtoni arrat dhe përziejeni sërish.

Merrni nga një lugë gjelle çdo mëngjes me stomak bosh derisa sasia të përfundojë

Postime të ngjashme

E bleu vazon për 35 dollarë, tash pritet ta shesë për gjysmë milioni

S.B.

Ndryshimet klimatike kërcënojnë pyjet evropiane

S.B.

Udhëtimi në Tequila për të zbuluar sekretin e prodhimit të pijes së famshme

S.B.

Burri mbetet 14 orë në Oqeanin Paqësor, shpëton jetën duke u kapur në mbeturina të detit

S.B.

Një lojë e thjeshtë për fëmijë ka shqetësuar shumë të rriturit, a dini si ta zgjidhni atë?

S.B.

Njerëzit tmerrohen kur babai ndan videon ku vajza e tij e vogël tërhiqet nën shtrat

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...