Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kurimi i Covid/ Ja kush përfiton nga paketa e rimbursimit të ilaçeve

Paketa e medikamenteve për kurimin e koronavirusit do të rimbursohet nga shteti. Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Ministrave vendosi që ky trajtim do të përfitohet nga e gjithë popullata, ndërsa ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimeve për ta zbatuar menjëherë.

Po sipas vendimit, medikamentet falas do t’i marrin vetëm personat që janë konfirmuar zyrtarisht pozitivë dhe që e kalojnë sëmundjen në kushtet e shtëpisë.

Mjekët e familjes tregojnë se çfarë barnash përfitojnë falas pacientët që e kalojnë koronavirusin në fazën e lehtë dhe atë të mesme: “Do të jenë medikamentet e vitaminoterapisë dhe antibiotiku azitromicinë. Ata që kanë nevojë për oksigjen, duhet të shtrohen në spital. Nuk rekomandohet përdorimi i oksigjenit në shtëpi”.

Ende nuk dihet nëse nga rimbursimi i medikamenteve anti-covid do të përfitojnë edhe pacientët që janë konfirmuar pozitivë në laboratorët privatë.

Ndërkohë që, në Institutin e Shëndetit Publik vonesat për marrjen e përgjigjes së tamponit shkojnë mbi 10 ditë, kohë që pacienti mund të shërohet apo të rëndohet më tepër dhe nuk mund ta ketë të nevojshme për medikamentet e rimbursuara.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka deklaruar se sa është fondi që nevojitet për të mbuluar paketën e barnave anti-covid deri në janar, kur nis zbatimi i buxhetit të ri.

Postime të ngjashme

Rama poston videon e veçantë nga karnavalet e Korçës

Bekim Laçi

Shembja e Teatrit, nis seanca e tretë në “Kushtetuese”

Bekim Laçi

Ndërtimet e paligjshme në bregdet/ Disa të arrestuar dhe të shpallur në kërkim në Himarë

Bekim Laçi

Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut, rritje me mbi 700 milionë lekë

Bekim Laçi

Vaksinimi, 42,781 vaksinime deri tani për arsimtarët, mbi 25 mijë me dy doza

Bekim Laçi

Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...