Showbiz

Kurorëzohet reperi S4MM

Zhurnal Ads

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, ka ndërmarrë një hap të ri në lidhje me jetën e tij private.

Artisti, i cili shquhet për një sërë projektesh të suksesshme, së fundmi njoftoi se ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Ai dhe partnerja e tij, Filis Ismaili, ditën e djeshme (e enjte) kanë vënë kurorë në Belgjikë – vendin ku jeton dhe vepron kjo e fundit.

Lajmi është bërë i ditur me anë të disa postimeve që janë ndarë nga çifti në rrjetet sociale.

Dyshja duken të mrekullueshëm dhe mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, në momentet e lumtura që u shpërndanë.

Ndërkohë që S4MM dhe Filis u fejuan gjatë vitit të kaluar (2019).

Reperi po ecën shumë mirë edhe në anën profesionale, gjersa tani është duke shijuar suksesin e këngës “Puerto Rico” – të cilën e solli në duet me reperin Noizy.

Postime të ngjashme

Diona Fona sjell në treg projektin e ri muzikor “Xhani”

admin

I njejti fustan: Dua Lipa e veshi vjet e Bebe Rexha sivjet

Z H

Robert Pattinson rikthehet në xhirime të “The Batman” pas shërimit nga coronavirusi

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...