“Kurrë te Juventusi, te Milani mund të rikthehet” – mentori i Allegrit flet për të ardhmen e trajnerit të njohur

nga D. V.

Mentori i Massimiliano Allegrit, Giovanni Galeone mendon se ish-trajneri i Juventusit “nuk do të kthehet kurrë” në Allianz Stadium, por beson “më shumë” në një periudhë të dytë te Milani.

Allegri kohët e fundit është shfaqur si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Sergio Conceiçao në Milan në sezonin 2024/2025. 

Trajneri i lindur në Livorno ka qenë pa klub që nga maji i kaluar kur u shkarkua nga Juventusi. 

Një grup tifozësh të Bianconerëve thirrën emrin e tij të dielën pas humbjes 4-0 kundër Atalantës, humbja më e madhe në shtëpi për Bianconerët që nga viti 1967. 

Megjithatë, mentori i Allegrit, Galeone, përjashtoi një rikthim të mundshëm në Torino, por ndez pistën e Milanit.

“Allegri nuk do të kthehet kurrë në Juventus; Unë besoj më shumë në një rikthim në Milan, por me të vërtetë nuk mendoj se mund të ndodhë me Bianconerët”, dekalroi ai për Radio Kiss Kiss. 

Galeone ishte trajner i Serie A në Napoli, Pescara, Perugia, Udinese dhe Ancona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More