Kursi për snajperë, FSK publikon fotografi nga trajnimi

nga Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar kursi bazë për snajper për ushtarët e FSK-së.

FSK në një postim në Facebook shkruan se kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibër të ndryshëm të qitjeve.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses ‘Kursi Bazë për Snajper’ dhe u certifikuan snajperistë, kuadro të cilat do ju shtohen njësive të FSK-së. Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibër të ndryshëm të qitjeve”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskomandanti i KDS-së, kolonel Ilir Shyti ka thënë se profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta.

Në KDS ka përfunduar “Kursi Bazë Për Snajper”Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi…

Posted by Forca e Sigurisë së Kosovës on Friday 3 May 2024

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More