Maqedoni

Kursimtarët e dëmtuar të Eurostandard bankës me iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese

Zhurnal Ads

Shkup, 3 nëntor, zhurnal.mk – Shoqata e kursyesve të dëmtuar nga “Eurostandard banka” deri te Gjykata Kushtetuese kanë ngritur iniciativë për inicim të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë së nenit 163 paragrafi 3 të Ligjit për banka me të cilin jepet përparësi për pagesën e tërësishme nga masa falimuese e Fondit për sigurim të depozitave.

Me këtë nen të Ligjit për banka, siç sqarojnë, bëhet pabarazi dhe diskriminim i kreditorëve në procedurën falimentuese të bankës, sepse në bazë të kësaj dispozite favorizohet kërkesa e Fondit për sigurim të depozitave përkundrejt të gjithë kreditorëve tjerë.

“Në këtë mënyrë, qytetarët vendosen në një pozitë jashtëzakonisht të varur – personat fizik të cilët kanë depozita mbi vlerën e sigurimit në Fond (30.000 euro) dhe veçanërisht personat juridik – depozitues për të cilët nuk ekziston kurrfarë sigurimi dhe kompensim gjatë falimentimit të bankës”, thuhet në kumtesën e sotme të shoqatës.

Nga Gjykata Kushtetuese kërkojnë të caktojë masë të përkohshme me të cilat mund të ndalohet nga kryerja e të gjitha akteve nënligjore ose veprimeve që janë ndërmarrë në bazë të këtij neni të Ligjit për banka deri te vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese.

Përkujtojnë se nuk heqin dorë edhe nga kërkesa e tyre për kompensim të tërësishëm të depozitave të tyre përmes sjelljes së ligjit, urdhër i Qeverisë ose ndonjë mekanizëm tjetër juridik.

Postime të ngjashme

Qeveria zvicerane me masa të reja kundër Covid 19, heq nga karantina Maqedoninë e Veriut

admin

1237 raste të reja, 39 të vdekur me Covid 19

T E

Shahpaska: Për mbylljen e kopshteve vendosim bashkarisht me MSh dhe Qeverinë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...