Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Kursimtarët e “Eurostandard” të gëzuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngritur procedurë

Shkup, 21 prill – Zhurnal.mk – Shoqata e personave të dëmtuar fizik dhe juridik nga banka Eurostandard, “Drejtësi për kursimtarët”, kanë dërguar urata deri tek gjykatësit kushtetues për procedurën e ngritur pas iniciativës për vlerësim të kushtetueshmërisë të nenit 163, paragrafi 3 nga ligji për banka, informon Zhurnal.

“Kjo fitore historike është për gjithë qytetarët në shtet dhe e njejta duhet të jetë nxitje që në këto kohë të vështira të pandemisë dhe krizës ekonomike, rendi kushtetues të shërbejë si mbështetje të qytetarëve, e jo për interesa personale të disa grupeve dhe individëve. Shpresojmë se institucionet nuk do të ndalojnë këtu dhe se rastin konkret të sjelljes së vendimit historik të drejtë do të shërbejë si shembull si të veprojnë më tej. Për vendime historike janë të nevojshme heronjë, ndërsa sot ato janë gjykatësit kushtetues. Ju faleminderit që ngelët në anën e drejtësisë”, thonë nga shoqata.

Gjykata Kushtetuese sot në seancë ngriti procedurë për vlerësim të kushtetueshmërisë të nenit 163, paragrafi 3 nga ligji për banka, sipas të cilit, kërkesat nga fondi për sigurim të depozitave në bazë të pagesave të depozitave të siguruara, paguhen përmes kërkesave të kreditorëve të tjerë. Gjykata ka shprehur dyshime për kushtetueshmërinë e rregullores së kontestuar ligjore. Gjykatësit Kushtetues para dy muajve nuk ngritën procedurë pas iniciativës së dorëzuar për rregulloren e njejtë nga ligji për banka.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...