Kurti arriti në Shkup, Zaev e pret me ceremoni shtetërore

Shkup, 16 shtator – Delegacion i lartë i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka arrit në Shkup.

Para qeverisë është organizuar ceremoni e pritjes zyrtare pas të cilës kanë pasuar takim sy më sy mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Albin Kurti.

Sipas agjendës janë paraparë takime bilaterale të ministrave të qeverive të dy vendeve.

Mbledhja e përbashkët e qeverive do të mbahet menjëherë pas takimeve të kryeministrave dhe ministrave dhe në të është paraparë nënshkrimi solemn i disa memorandumeve dhe marrëveshjeve për bashkëpunim nga sfera e infrastrukturës, diasporës, energjetikës, ekonomisë, turizmit, sigurisë, inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik.

Në përfundim të kësaj ngjarje, kryeministrat Zaev dhe Kurti në orën 13:30 do të mbajnë konferencë për shtyp.

Kjo është mbledhje e parë e përbashkët e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në përbërje të plotë. 

Related posts

Konferencë përmbyllëse “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut: përvoja dhe perspektiva”

D V

Telekomi i Maqedonisë feston 100.000 Magenta 1 familje

D V

ASh-Besa a mund ta bëjë fuqinë kundër BDI-së? Osmani: BDI, fitues absolut në Tetovë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More