Kurti e ftoi në takim për projektin e gazsjellësit, Haradinaj i përgjigjet me letër: Politizimi dhe njollosja e projektit të gazit është skandaloz

Ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takim të mërkurën në mëngjes, për të biseduar për projektin amerikan të gazit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur me një letër dërguar Kryeministrit.

 

Haradinaj, në letrën dërguar Kurtit, thotë se “në maj të vitit 2019, Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga unë si Kryeministër i vendit, miratoi propozimin për të përfituar nga granti i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe për të mbështetur zhvillimin e Programit Kompakt. Si rezultat, ne krijuam dhe mbështetëm një ekip ekspertësh vendor dhe me ç’rast nënshkrova marrëveshjen e Fondit të Zhvillimit Kompakt (CDF)”.

“Si rezultat, programi Kompakt u zhvillua në koordinim të plotë me prioritetet e Qeverisë së Kosovës, agjencisë MCC dhe politikat e Qeverisë Amerikane, dhe pas shumë konsultimeve me të gjithë akterët në sektorin e energjisë, u identifikuan projekte brenda programit për mbështetje për të cilat janë kryer studime të para-fizibilitetit, siç janë: 1 .Zhvillimi i Sektorit të Gazit -Diversifikimi i Sektorit të Energjisë; 2.Balancimi i Sistemit të Gjenerimit përmes krijimit të rezervave të energjisë për rrjetin e Transmisionit; 3.Fuqizimi i Sektorit të Energjisë”.

Më tej Haradinaj ka shtuar se “…zhvillimet që kanë pasuar me Qeverinë Kurti, politizimi dhe njollosja e projektit të Gazit, janë skandaloze, shumë të dëmshme dhe rrezikojnë zbatimin e një prej projekteve më të rëndësishme ekonomike dhe gjeopolitike për vendin si dhe partneritetin me SHBA-në”.

Ai ka sulmuar zëvendëskryeministrin Bislimi sepse ai “e etiketoi dhe e përshkroi Projektin e Gazit si një projekt rus, mohoi vendimet e qeverive të mëparshme dhe dezinformoi publikun me shumë të pavërteta të dëmshme”.

Haradinaj në letrën e cila është postuar edhe në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar nga Kurti distancim publik nga deklaratat e zv.Kryeministrit Bislimi dhe thirrja e të njëjtit në përgjegjësi, pasi që “qendrimet e Zëvendëskryeministrit dhe të Kryeministrit janë në pajtushmëri të plotë”.

Për këtë shkak, Haradinaj konsideron se “në keto rrethana kërkesën për një takim konsultativ e konsideroj si të panevojshëm”, duke bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e takimit të Kurtit me liderët opozitarë.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që “të marrë vendimet e nevojshme për të mbështetur zhvillimin e projektit të Kompaktit bazuar në studimet e kryera deri më tani nga të gjithë aktorët e përfshirë”.
Gjithashtu Haradinaj ka bërë të qarta edhe rekomandimet e tij, si vijon:

1. Projekti për Zhvillimin e Sektorit të Gazit të mbështetet nga Qeveria dhe të integrohet në planifikime strategjike.

2. Revidimi i Strategjisë së Energjisë të mos vonohet dhe të integroj në vetvete zhvillimin e infrastrukturës së gazit dhe kapaciteteve gjeneruese.

3. Përveç mbështetjes së Kompaktit për këtë projekt, Qeveria e Kosovës duhet të përkushtohet në avancimin e negociatave me BERZH-in dhe BE-në për të siguruar financimin e projektit të gazit.

4. Qeveria e Kosovës të fillon krijimin e kushteve per krijimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Related posts

Tollovi në pikat kufitare, sërish kolona të gjata të automjeteve për të dalë nga Kosova

D V

Ky është Sevdail Rrustemi nga Podujevë që humbi jetën në aksidentin e djeshëm

D V

Raporti për COVID-19: Katër të vdekur dhe 12 raste të reja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More