Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurti e Konjufca nderojnë Agron Rrahmani në 22 vjetorin e rënies

Kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe të varri i heroit Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes së tij.

Kryeministri Kurti me këtë rast tha se Agroni ishte frymëzuar nga heronjtë, që synim kishin çlirimin e vendit.

“Agron Rrahmani është frymëzuar nga veprimtarë që i kanë paraprirë dhe sot është pjesë e lavdishme e historisë sonë, e cila përbën edhe themelet e institucioneve tona dhe tregon rrugën se kah ato duhet të vazhdojnë që të zhvillohemi. Historia e kombit tonë përbëhet nga dëshmorët ndërkaq ardhmëria jonë varet nga besnikëria ndaj tyre”, tha Kurti.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se dëshmori Agron Rrahmani iu bashkua UÇK-së menjëherë pas formimit të saj dhe se vepra e tij do të kujtohet e të nderohet gjithmonë.

 “Është njëra prej figurave më të rëndësishme të Ushtrisë tonë Çlirimtare. Agroni qysh prej rënies së Afrim Zhitisë në vitin 1999 e Fahri Fazliut, aty e bëri betimin sepse mësoi prej heronjve tanë se si duhet të jepet jeta për atdhe kur e kërkon puna. Agroni sapo kanë filluar strukturat e para të UÇK-së, u bashkua për ta dhënë kontributin e tij për çlirimin e vendit. Agroni do të kujtohet e nderohet gjithmonë”, tha Konjufca.

Homazhe te varri i heroit kanë bërë edhe përfaqësuesë nga OVL e UÇK-së.

Postime të ngjashme

​Shoqatat e luftës në Dukagjin: Flamuri serb në Koshare – provokim për shqiptarët

Dafina Vidishiqi

Ganimete Musliu pyet: Kah po shkon ky vend?

Dafina Vidishiqi

Presidentja Osmani: Nuk kemi nevojë për një non-paper t’na tregojë çka të bëjmë

Dafina Vidishiqi

Agim Veliu tërë mllef pas shkarkimit, e quan maskaradë dhe lojë të ndyrë të Abdixhiku

Dafina Vidishiqi

Kosova në OKB edhe pa njohje nga Serbia

Dafina Vidishiqi

Merovci: Rugova ka qenë menaxher shumë i dobët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...