Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurti e thotë synimin e tij: Do t’i kemi mbi 61 deputetë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listën e Vetëvendosjes, kanë takuar sot qytetarët e Obiliqit, të cilëve u kanë premtuar qeverisje të drejtë, e pa korrupsion në qeverisjen katërvjeçare.

Kurti ka shfaqur pritjet e tij që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje t’i ketë më shumë se 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Kurti e Osmani kanë ecur përgjatë sheshit të Obiliqit, dikush atyre u ofroi edhe ushqim të cilin Kurti e pranoi menjëherë. Ai tha Lëvizja Vetëvendosje do të dalë e para në garën e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Fitorja jonë kësaj radhe nuk është vetëm të dalim të parët, se ne do të dalim të parët, nuk ka kush tjetër del i pari. Ne duhet qe më 14 shkurt në mbrëmje kur komisionarët tanë i sjellin rezultatet nga vendvotimet, te thuhet që Lëvizja Vetëvendosje numri jonë, e i juaji, 127 i ka mbërri mbi 61 deputetë”, ka thënë Kurti.

Para shtatores së dëshmorit Aziz Zhillivoda, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se ka ardhur koha të harrohen politikanët qe i harrojnë qytetarët me përfundimin e procesit zgjedhor.

“Ju lus që të gjithë ata që i njihni, qytetarë të Obiliqit apo qyteteve të tjera t’u tregoni që e kemi shansin historik ta kthejmë Kosovën tonë të dashur në rrugë të drejtë, me një qeverisje të pastër, me një qeverisje me njerëz të ndershëm, të cilët fjalën e dhënë para jush e konsiderojnë të shenjtë dhe nuk e shkelin kurrë. Ju e dini që ne nuk jemi të tillë që ju harrojmë sapo të mbyllen kutitë e votimit, janë të tjerë ata që thonë qytetarët nuk vendosin. Ka ardhur koha përfundimisht më 14 shkurt t’i jepni shansin e vërtetë, shansin historik një qeverisje që do të udhëhiqet nga kryeministri ynë”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë Kurti përsëriti se zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum.

“Shteti i pavarur i Kosovës për të qenë i qëndrueshëm ka nevojë për drejtësi dhe punësim, andaj unë bashkë me zonjën presidente Vjosa Osmani, 110 kandidatë gjithsej jemi duke i prirë këtij ndryshimi, i cili do të jetë fitore e madhe për të gjithë juve, pa e diskriminuar asnjërin”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se drejtësia e punësimi janë fjalë kryesore që do ta kthejnë në koncept, projekte dhe ligje. Sipas Kurtit, me Vetëvendosjen në qeveri nuk do të ketë korrupsion, por zhvillim ekonomik e punësim sidomos për të rinjtë dhe gratë.

Pas marshimit në shesh, Kurti e Osmani kanë takuar edhe disa të rinj në Obiliq.

Postime të ngjashme

IKSHPK: 48 raste të reja me COVID-19

D V

Përfshirja e prokurores në një audio-incizim, reagon ministrja Haxhiu: Ky skandal sikurse edhe të tjerat nuk guxojnë të na heshtin

D V

Tiketat ngjitëse përplasin ministrin Aliu me deputetin Lekaj

D V

Zjarret në Kosovë, ministri Mehaj apel qytetarëve: Denonconi keqbërësit

D V

Zyrtari i Vetëvendosjes konfirmon Arben Vitinë kandidat për të parin e Prishtinës

D V

Kurti paralajmëroi reciprocitet me Serbinë, reagojnë zyrtarët e shtetit serb

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...