Kurti falënderon Kroacinë për trajtimin të lënduarve në aksident: Mirëqenia jonë varet shumë nga mërgata, tragjedi e rëndë për ne

Kryeministri Albin Kurti bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në Kroaci.

 

Kurti ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për mbarë popullin shqiptarë.

I pari i Qeverisë ka falënderuar shtetin kroat për trajtimin e të lënduarve nga ky aksident.

“I vizitova pacientët në dhomat e spitalit. Falënderoj profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe angazhimin e pakursyer”, ka deklaruar Kurti, përcjell Telegrafi.

Kurti ka kujtuar rolin që ka mërgata kosovare në zhvillimin e ekonomik të Kosovës.

“Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen për pushime në vendlindje. Shteti dhe mirëqenia jonë, ajo çfarë e kemi, varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tepër e rëndë për ne”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

https://www.facebook.com/watch/?v=351012929983698

Related posts

Mbi 800 qytetarë të Deçanit dushohet se janë helmuar nga uji

N E

KQZ: Partit politike të nominojnë persona të vaksinuar

N E

Nga shirat e rrëmbyeshëm në Gjermani, vdes një shqiptare nga Kosova

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More