Kurti flet me ambasadorët e Quint-it për hapjen e Urës së Ibrit

nga D V

Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot ambasadorët e shteteve të Quint-it.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit, situatën e sigurisë e të sundimit të ligjit, dhe zhvillimin e gjithmbarshëm.

“Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në takimin me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, atë të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, të Gjermanisë, Jotn Rohde, të Francës, Olivier Guerot, të Italisë, Antonello De Riu dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More