Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurti flet për formimin e Qeverisë së re, tregon se kur do të zgjidhet Vjosa Osmani presidente

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar gjatë kësaj të diele në qytetin e Prizrenit. Nga aty fituesi i zgjedhjeve ka folur për formimin e qeverisë së re.

Kurti ka thënë se posa që të certifkohen rezultatet e zgjedhjeve janë të gatshëm për të votuar kryetarin e ri të Kuvendit, kryeministrin dhe presidenten e re.

‘’Në momentin kur të certifikohen rezultatet, ne jemi gati menjëherë që ta votojmë kryetarin e ri të Kuvendin, kryeministrin e ri dhe presidenten e re’’, tha Kurti për RTV Besa, shkruan Reporteri.

Tutje Ai ka thënë se po e përcjell me vëmendje procesin e numërimit të votave dhe se ka parë tendenca nga KQZ për ta zvogëluar fitoren e VV në zgjedhjet e 14 shkurtit.

‘’Ne po e përcjellim me vëmendje dhe qartazi ka tendenca që fitorja jonë plebishitare që sado pak të zvogëlohet. Edhe vonesa edhe këto padrejtësitë të vogla në dukje teknike, por që s’janë të tilla, nuk mund ta ndalin fitoren e madhe që ka arritur VV në zgjedhjet e fundit’’, tha ai.

Postime të ngjashme

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Në Kosovë nga e hëna mësimi me prezencë fizike

N E

Kosova regjistron mbi 12 mijë raste me Kovid-19

N E

Arben Vita demanton lajmin për anulimin e vaksinave Pfizer

N E

VAKAT kërkon që Kosova ta njohë gjenocidin e Srebrenicës

N E

Mediat greke i bëjnë jehonë dokumentit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...