Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurti i përgjigjet Haradinajt e Hamzës për energjinë: Problemet që i kemi, nuk i gjejmë në libra të ekonomisë por në libra të kriminalistikës

Mundësia e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike ka nxitur debat në Kuvendin e Kosovës.

Fillimisht këtë temë e përmendi deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se Qeveria do të jetë përgjegjëse në rast se ngritët çmimi i energjisë.

“Qeveria mbanë përgjegjësi nëse rritet çmimi i energjisë. Deklarimi që do ti nominojmë profesionistët është i panevojshëm se ajo kuptohet. Të thuhet se është bord i pavarur dhe nuk do ti themi asgjë, shtrohet pyetja pse ju kemi zgjedh. Do të mbani përgjegjësi direkte nëse rritet çmimi i energjisë”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Bedri Hamza tha se çështjen që po e diskutojmë është urgjencë, shkruan Telegrafi.

“Çështjen që po e diskutojmë është urgjencë, e para kompletimi i bordit të një institucioni që është përgjegjës për këtë fushë. E dyta ne nuk mund të jemi kundër liberalizimit të tregut, por për me ndodh ne duhet ta përgatisim konkurrencën. Po ndodhi ngritja e çmimit të energjisë do të ndikojë në jetën e qytetarëve. Përveç zgjedhjes së anëtarëve të bordit të ZRRE ju duhet të punoni edhe për përgatitjen e ndërmarrjeve të cilat janë të gatshme për konkurrencë”, tha Hamza.

E pas kësaj, ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Kurti u shpreh se shumë probleme që i kemi sot i kanë rrënjët e vjetra.

“Shumë probleme që i kemi sot i kanë rrënjët e vjetra, edhe problemi i energjisë elektrike e ka shkakun para 8 vjetëve. Detyrën e keni marrë javën e kaluar e di që i keni pritjet e mëdha, por jo gjithçka mund të rregullojmë brenda 10 ditëve. Të shitet distribucioni dhe furnizimi për 26.3 milionë euro është krim, prandaj i kemi pasojat”, tha Kurti.

Kryeministri u shpreh se ZRRE nuk e kanë lënë pa bord, por e kanë gjetur pa bord.

“Do ta rregullojmë që ta ketë bordin funksional. Gjithçka që është në kapacitetin tonë jemi duke e ndërmarrë që të mos kemi kosto për bizneset tona me liberalizimin e tregut.
Ministrja e Ekonomisë është doktorë e shkencave të ekonomisë, dhe a jo e ka ndoshta të kuptoj disa gjëra që kanë ndodhur tash e 20 vjet sepse nuk i gjen në libra të ekonomisë por në libra kriminalistike”, u përgjigj Kurti.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...