Kurti: Javëve në vijim hapet thirrja për subvencione për efiçiencë të energjisë

nga D V

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video u është drejtuar qytetarëve të Kosovës në lidhje me Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë.

Kurti ka bërë të ditur se javëve në vijim Ministria e Ekonomisë do të hap thirrjen për subvencione direkte.

“Gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre”, ka shkruar Kurti.

Ai tutje ka deklaruar se përmes këtyre masave synojnë të përkrahin 1 mijë e 300 familje për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjetike të shtëpive sikurse izolimi ose ndërrimi i dritareve.

“Dhe 5 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje si: kalda e stufa me biomasë, kondicionerë efiçientë e pompa termike”, ka thënë Kurti, duke shtuar se këto thirrje do t’i hapin përmes platformës E-Kosova.

Kryeministri ka shtuar se për të mësuar më shumë informata rreth thirrjeve, vizitoni uebfaqet e Ministrisë së Ekonomisë e të Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë të cilat do të publikojnë të gjitha informacionet e nevojshme ditëve në vazhdim: https://me.rks-gov.net/ dhe https://fkee-rks.net/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More