Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Kryeministri Albin Kurti sot ka qëndruar në Podujevë, konkretisht në një odë ku thotë se në të kanë bërë plane për çlirim Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë.

Në një shkrim në Facebook, Kurti thotë se dëgjoi rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: Gjeneral Naim Haziri, Kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri.

“Kjo është oda e Naim Hysenit, ku e kemi parë në xhirim Zahir Pajazitin. Këtu bënin plane për çlirim Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë. Odë e përgatitjes para aksioneve; dhe, e strehimit pas aksioneve. Përveç gueriles së parë që filloi nga po këtu, çdo vendim tjetër për këtë zonë u vendos po ashtu këtu”, tha ai.

“Dje ishte ditëlindja e Ilirit e nesër është e Hakifit. Sot erdha në këtë odë bashkë me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi”,  Dëgjuam rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: Gjeneral Naim Haziri, Kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Erdhëm për kujtim e nderim. Me përmallim dhe obligim”, u shpreh Kurti.

Kjo është oda e Naim Hysenit, ku e kemi parë në xhirim Zahir Pajazitin. Këtu bënin plane për çlirim Zahiri, Ilir…

Posted by Albin Kurti on Monday, June 21, 2021

Postime të ngjashme

Ananasi është e vetmja frutë që mund të hahet pas vaktit!

D V

Ambasadorja sllovene: Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

D V

COVID-19, 366 raste aktive në Kosovë

D V

Bashkatdhetarët për në Kosovë, pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në tri orë

D V

CNN i bën jehonë lajmit se Biden do të pranojë medalje presidenciale në Kosovë

D V

Konjufca: Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...