Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurti me kërkesë ndaj AKP-së: Mos hapni valë të re të privatizimit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë thirrje bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të mos hapë valë të re të privatizimit apo likuidimit, në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi, njofton Insajderi.

Ai është shprehur se një nga shtyllat kryesore të programit të tij qeverisës është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndaj, Kurti shton se do të trajtojnë edhe sfidimin eventual të bordit të AKP-së në raport me qeverinë dhe kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

“Tani jam informuar që bordi i AKP-së krejtësisht paligjshëm po synon keqpërdorimin e vakuumit institucional duke tentuar të fillojë valë të reja të likuidimit në kundërshtim me vendimet e lartpërmendura. Thirrjet e bordit në gjoja pavarësinë e institucionit dhe në nevojën që paska vendi për privatizim më të shpejtë në mënyrë që të gjenerohen të hyra shtesë për buxhetin e shtetit, janë konfirmim i mëtejmë i brengës sonë për keqpërdorime në këtë institucion”, ka shkruar ndër të tjera i pari i VV-së në Facebook.

Në programin tonë qeverisës kishim paraparë edhe ndryshimin rrënjësor të statusit të Agjencisë Kosovare të Privatizmit…

Posted by Albin Kurti on Tuesday, February 23, 2021

Postime të ngjashme

Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së

T E

Pesë të vdekur dhe 437 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

S.B.

KQZ aprovon 41 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora, refuzon 16 mijë të tjera

S.B.

Sot mblidhet Kryesia e LDK-së

S.B.

Prokuroria kërkon masë paraburgimi ndaj 11 të arrestuarve për keqpërdorim subvencionesh

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...