Kurti nderon viktimat e Brestocit: Masakrat e marsit 1999 dëshmi e gjenocidit ndaj shqiptarëve

nga D. V.

Kryeministri Albin Kurti, sot bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule të freskëta pranë varreve të të rënëve në masakrën e Brestocit të vitit 1999-të.

26 vjet pas, kryeministri bashkë me familjarë dhe të afërt të viktimave nderuan dhe kujtuam 49 martirët dhe pesë dëshmorët e këtij fshati.

Më 25 mars të vitit 1999 forcat e armatosura serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme, një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Zyra e Kryeministrit njofton se nga Brestoci, kryeministri vazhdoi homazhet në Fortesë dhe Celinë, dhe pastaj në Goden. Masakrat në Tërnje, Brestoc, Fortesë, Celinë e Goden u kryen pikërisht një ditë pas fillimit të fushatës bombarduese të NATO-s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More