Kurti në 22 vjetorin e themelimit të policisë: Qeveria do të ofrojë mbështetje për të luftuar krimin

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 22-vjetorit të themelimit.

 

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se me rrënjët te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca e popullit tonë për liri, Policia e Kosovës është një prej institucioneve shtetërore, pa të cilën nuk mund të ketë pavarësi e drejtësi.

“Në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, nderojmë punën e 9180 zyrtarëve policorë, gra dhe burra që i shërbejnë atdheut dhe përpjekjes së Kosovës për një Republikë demokratike e sovrane, ku mbretëron ligji”, shkroi Kurti.

Tutje tha se Qeveria do të ofrojë mbështje të pakursyer për të luftuar krimin.

“Kujtojmë sot e përherë policët që me ndjenjën e lartë të detyrës e të patriotizmit ranë për një Kosovë të lirë e demokratike, shtet të së drejtës për të gjithë. Qeveria do të ofrojë mbështetjen e pakursyer në misionin e përbashkët për të luftuar krimin dhe për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë”, tha në fund Kurti.

Me rrënjët te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca e popullit tonë për liri, Policia e Kosovës është një prej…

Posted by Albin Kurti on Monday, September 6, 2021

Related posts

Masat e reja: Mësimi pezullohet deri më 26 shtator

D V

Në hyrje të Çarshisë në Shkup shpaloset tabela e rrugës me emrin e ri “Jusuf Gërvalla”

D V

Policia identifikon burrin që ushtroi dhunë ndaj tri vajzave në Prishtinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com