Kosovë

Kurti në bashkëbisedim me filozofin Slavoj Zizek, thotë se ky i fundit e përkrah Vetëvendosjen

Zhurnal Ads

Prishtinë, 21 nëntor, Zhurnal-ks – Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, po thotë se filozofi slloven, Slavoj Zhizhek, e sheh Lëvizjen Vetëvendosje si një parti adekuate majtiste për të luftuar ekstremin e djathtë që sipas tij është duke u rritur kohëve të fundit.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë pas një bisede që ka pasur me Zhizhek për më shumë se një orë përmes platformës ‘Zoom’.

“Žižek është njohës i mirë edhe i historisë e politikës në rajon, si dhe i dinamikave të brendshme të shteteve të Ballkanit. Përvoja nga qeverisja jonë katërmujore dhe perspektiva e rikthimit të afërt, ndryshimet në ShBA dhe sfidat e BE-së, e deri te strategjitë e navigimit dhe ndërhyrjes të së majtës në botë, ishin tema të këtij bashkëbisedimi virtuel. Orientimin, programin dhe qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përveçse i përkrahë pa rezervë, Žižek njëkohësisht i sheh edhe si modelin adekuat politik e shoqëror për t’u ballafaquar me popullizmin e ekstremit të djathtë që vazhdon të jetë në rritje në kohën tonë.”, ka shkruar Kurti.

Postime të ngjashme

Ahmeti thotë se është hajgare ndihma prej 2 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës për 156 biznese

S.B.

U arrestua dje, kush është “Dervish milici”, që torturonte shqiptarët

admin

Kosovë/ ​Zero raste vdekjesh dhe 159 raste të reja me COVID-19

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...