Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurti në Paris: Kosova synon aspiratat demokratike dhe evropiane

Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës për media me presidentin francez Emmanuel Macron, ka vlerësuar lart rolin e Francës në çlirimin e Kosovës.

“Është privilegj për mua të jem këtu për t’iu garantuar se Kosova do të synojë gjithmonë aspiratat demokratike dhe evropiane”, tha Kurti.

“Dua t’iu shprehë mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për drejtësinë e lartë që vendoset në kuadër të NATO-s për t’i dhënë fund një regjimi shovinist që synonte territore me çdo kusht qoftë edhe me gjenocid mbi civilët”, tha kryeministri, transmeton Telegrafi.

Kurti ka kujtuar se shqiptarët ishin populli më i nënvleftësuar në Ballkan.

Kurti në oborrin e pallatit Elysee, siguroi Macronin se Kosova po ndjek nga afër zhvillimet në Bruksel, sidomos pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden.

“Realiteti i ri ka përbërës të ri. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Ju siguroj president se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos pas ardhjes së presidentit Amerikan. Ne do të kontribuojmë me të gjitha mundësitë tona si në rajon ashtu edhe në Evropë”.

Kryeministri i Kosovës thotë se Kosova do të ndjek shembullin e Evropës për demokraci e zhvillim.

“Ju jeni ndër shtetet e para që keni njohur shtetin e Kosovës. Ka ardhur koha që ne të dëshmojmë se jemi të gatshëm për zhvillim. Kosova mund të përfitojë shumë nga kombi francez”.

Kurti në fund ka ftuar Macronin për një vizitë në Kosovë./

Postime të ngjashme

10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2021 – opozita thotë se nuk është bërë mbi nevojat e qytetarëve, ndryshe mendon Qeveria

D V

Zeinah Salahi, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë

D V

Kurti thërret mbledhje të qeverisë për në orën 13:00

D V

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci

D V

Fabrizi: Dialogu me Kosovën, kyç për pranimin e Serbisë në BE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...