Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti në samitin në Slloveni: Vendet e Ballkanit Perëndimor i mungojnë BE-së që të bëhet Evropë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Slloveni.

Kurti ka thënë se shpreson që ky samit do ta bëjë Bashkimin Evropian të qëndrojë në thelbin e saj e që është zgjerimi i saj.

“Kanë kaluar më shumë se 3 vite që kur KE-ja ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave. Ka qenë një padrejtësi e madhe dhe mungesë e drejtësisë për qytetarët e Kosovës. Ne kemi shpresë që ky samit, do ta bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saje ky është zgjerimi i saj, si projekti më i rëndësishëm politik dhe historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore. BE-ja duhet të vazhdojë me zgjerim që të jetë Evropë. Gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor janë ato që i mungojnë Bashkimit Evropian të bëhet Evropë. Ne jemi në Evropë, por Bashkimi Evropian duhet të bëhet Evropë”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Kurti ka thënë se janë 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe shpreson që së shpejti ato do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Shpresoj që së shpejti ato 5 vende do ti bashkohen vendeve që na kanë njohur. Unë avokoj për mungesën e frikës nga BE-ja dhe hidhërimin nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se Kosova nuk ka pranuar asnjë vaksinë nga Rusia dhe Kina. “Ne nuk kemi marrë asnjë vaksinë nga Rusia dhe Kina, sepse Bashkimi Evropian është synimi ynë dhe Evropa është kontinenti jonë”, u shpreh Kurti.

Ai foli edhe për raportet Kosovë-Serbi, ku tha se duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë.

Related posts

Serbia liron zëvendës drejtorin e Policisë së Kosovës

Xh M

Kurti: Komiteti i Ministrave ta trajtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

D V

Rasti ‘’Reflektori’’ – aktakuzë ndaj gjashtë personave për blerje dhe shitje të narkotikëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy