Kurti në takim lamtumirës me Kosnett: Do ta vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me Amerikën

Kryeministri Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, të shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi nga njëra anë dhe zëvendësambasadori amerikan Nicholas Giacobbe në anën tjetër, kanë zhvilluar sot takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Kosnett.

 

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Kosnett për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikën janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm. Me të përkrah dhe me vullnetin politik të Qeverisë, Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se ai si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Kosovës në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.

“Kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Bislimi dhe shefi i stafit të Kryeministrit, Dalipi i uruan ambasadorit Kosnett suksese të mëtutjeshme në angazhimet e tij të radhës, duke ia rikujtuar se gjithmonë është i mirëseardhur në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Related posts

Kurti për ministrin Rakiq: Nuk mori pjesë në protestën e qytetarëve serbë, ishte atje për të mos lejuar që situata të eskalojë

D V

Haxhiu kërkon llogari nga Këshilli Gjyqësor: Si ka mundësi që i dyshuari për vrasje nga viti 2013 të jetë i lirë

Redaksia

Kosovë/ Në mungesë të korumit nuk votohet marrëveshja me Bankën Evropiane

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More