Kurti ngushëllon familjen Delija për dy anëtarët që humbën jetën gjatë përmbytjeve në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Delija nga Zahaqi i Pejës, të cilët humbën dy anëtarë të familjes nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani.

 

Shaban e Raza Delija disa ditë më parë humbën jetën në përmbytjet që përfshinë një pjesë të Gejrmanisë.

Në letrën e ngushëllimit, e cila i është dërguar familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy familjarëve në fatkeqësinë natyrore që goditi Gjermaninë.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj”, thuhet në telegramin e ngushëllimit nga Kurti. /Telegrafi/

Related posts

Glauk Konjufca takohet me ndihmëssekretarin e OKB-së

N E

Pas tejkalimit të COVID-19, shtohet numri i pacientëve me probleme në zemër në QKUK

Z H

Situata me COVID-19 – nga sot pezullohen operimet jo urgjente, vizitat në ambulanta specialistike reduktohen në 50%

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More