Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurti-Osmani për The Guardian: Nuk mund të përballojmë mosmarrëveshje tjetër mes Washingtonit e Brukselit

Albin Kurti e Vjosa Osmani mirëpresin njohjen e Kosovës nga Izraeli, e duket se janë të gatshëm të dëgjojnë Washingtonin për çështjen e ambasadës, gjë që shkaktoi pakënaqësi tek pala serbe.

Për Kurtin, shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian”, në rast mospajtimi mes Washingtonit dhe Brukselit, vend do t’i lihet superfuqive të tjera si Rusia.

“Unë nuk mendoj se mund të përballojmë më shumë mosmarrëveshje në mes të Washingtonit dhe Brukselit kur bëhet fjalë për Ballkanin. Nëse ka mospajtime, superfuqitë e tjera si Rusia do të ndërhyjnë”, ka thënë Kurti.

Izraeli e ka njohur Kosovën ndërsa pjesë e marrëveshjes është që kjo e fundit të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem, gjë që nuk i kishte pëlqyer presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Osmani thotë se aleanca e re është mënyra e vetme për të luftuar “një mur të madh të korrupsionit”. Sipas saj, lufta kundër korrupsionit është ajo që i ka bashkuar forcat e dy liderëve.

“Pengesa më e madhe para nesh është ky mur i madh i krimit dhe korrupsionit ndër vite. Në mënyrë që ta shkatërrojmë ne duhet të bashkojmë forcat. Mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, por ajo që na ka bashkuar është diçka shumë më e fortë dhe kjo është lufta kundër armikut kryesor të brendshëm të vendit tonë – kapjen e shtetit. Nuk ishte se na mungonin institucionet për të luftuar korrupsionin, por mungonte vullneti politik. Kur politikanët e nivelit të lartë të jenë të korruptuar, ai depërton nëpër sistem”, tha Osmani. 

Kurti thotë se korrupsioni që sipas tij është më i përqendruar në krye të shtetit, mund të mposhtet me qeverisjen e tyre.

“Korrupsioni ka qenë në nivel të lartë, por është shumë i përqendruar në krye dhe ne besojmë se mund ta mposhtim atë. Shumë njerëz flasin për tregun e lirë, por në praktikë ne kemi oligarkë dhe kartele e industri të rezervuara për gardën e vjetër”, tha Kurti.

Nëse synimi i tyre arrihet që Kurti të jetë kryeministër e Osmani presidente, Osmani do të duhet të kthejë BE-në, Britaninë dhe SHBA-në në të njëjtën faqe për sfidat e Kosovës. Tek Joe Biden ajo do ta ketë avantazhin e një presidenti amerikan që njeh rajonin dhe sheh se ka shans që Britania të luaj rol kryesor krahas SHBA-së.

Postime të ngjashme

Haziri: LDK nuk ka nevojë sillet sikur VV në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

D V

Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Kurti për paqe me Serbinë është primitive

D V

Armend Agolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

D V

Varroset 18 vjeçarja Anjeza Bellanica që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Abdixhiku takon kandidatët për kryetar komunash: Vullneti dhe vizioni për fitore dhe rikthimin e madh është pika që na bashkon

D V

Gërvalla takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës, flasin për institucionalizim të bashkëpunimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...