Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

nga D V

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar të enjten bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, ku edhe ka kërkuar nga mërgata mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kurti ka publikuar disa fotografi nga tubmi, ku ka shkruar se mërgata është me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Cyrihu na priti ngrohtë në sallën kuq flakë e të mbushur cep më cep. Mërgata në Zvicër është me Lëvizjen, mërgata gjithandej është me Lëvizjen, Lëvizja është me mërgatën, e me 9 shkurt, votojmë 118, e bëhemi bashkë 500 mijë zemra. Ju dua fort e ju faleminderit”, shkruan Kurti në Facebook.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt,  ndërsa subjektet politike po vazhdojnë fushatën zgjedhore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More