Kurti pas vizitës në BIK: Në këtë ditë të përkujtojmë edhe 37 imamë, që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit

nga D V

Kryeministri i vendit, Albin Kurti me rastin e festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, gjersa ka uruar qytetarët për një ditë të gëzuar e në paqe.

Kurti pas takimit me myftiun Naim Tërnava në një deklaratë për media tha se muaji i Ramazanit ështp[ muaj i sakrificës dhe solidaritetit, që sjellin mbarësi, raporton Telegrafi.

Tavë me mish pule dhe me speca për të gjitha kohët: Gjellë për sofrat më solemne!

“Të gjithë qytetarëve ju uroj paqe, begati shëndet e dashuri… Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe solidaritetit dhe të gjithë e dimë se solidariteti dhe sakrifica janë mirësi që sjellin mbarësi…

Në këtë pranverë për çdo ditë po përkujtojmë 25 vjetorë të masakrave të tmerrshme të kryera mbi popullin tonë në vendin tonë, por njëkohësisht edhe beteja të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës andaj me këtë rast duhet përkujtuar edhe 37 hoxhallarë, imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit”, tha kryeministri Kurti. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More