Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

nga D V

Prishtinë, 18 nëntor – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski ka folur për takimet që zhvilluan sot në kuadër të takimit ndërqeveritar.

Kurti u shpreh edhe njëherë se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, nuk kanë mosmarrëveshje por komunikim të vazhdueshëm e të gjerë.

Kurti u pyet nga gazetarët nëse ka diskutuar çështjen e gjuhës shqipe në takim me kryeministrin Mickoski. Lidhur me këtë temë kryeministri u shpreh se me çfarë kam kuptuar unë kjo është çështje është në Gjykatën Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut pasi që tri dispozita për përdorimin e gjuhëve janë dërguar tek komisioni i Venecias.

“Këto tri dispozita nuk janë zbatuar në të kaluarën dhe tash i përket Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni që të sqaroj. Nuk ka në Maqedoni ligj për përdorimin e gjuhës shqipe e nuk ka pasur as në të kaluarën, ekziston ligj për përdorimin e gjuhëve”, ka thënë Kurti.

“Në Maqedoni nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po rrezikohet, sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha Kurti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More