Kurti për llafet e Vuçiqit: Akuzat e rreme shpesh janë pararendëse të një sulmi të planifikuar nga Serbia

nga Xh M

Kryeministri Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Alleksandar Vuçiqit, i cili aludoi se edhe shqiptarët do të marshojnë lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Me pretendimet e rreme se shqiptarët do marshojnë lidhur me urën, presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, synon të krijojë një atmosferë frike dhe të shkaktojë një reagim nga KFOR-i në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do ta bëjë”, shkroi Kurti në një postim në platformën X.

Ai tutje shtoi se asnjë shqiptar nuk po marshon për çështjen e urës, “siç pretendon Vuçiqi rrejshëm”.

“Të gjitha planet për hapjen e urës kanë synim të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto akuza të rreme shpesh janë pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë”, përfundoi postimin Kurti.

Përndryshe, të martën, presidenti i Serbisë Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar se në jug “do të mblidhen shqiptarët”, duke iu referuar një thirrjeje të ish-kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri që e ka bërë dje për një “tubim madhështor”.

Nga Policia e Kosovës, tubimi i shqiptarëve në jug është demantuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More