Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Kurti pranon letër nga kryeministri slloven, konfirmohet mbështetja dhe ndihma e Sllovenisë për Kosovën

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa e ka uruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e marrjes së detyrës së re dhe i ka uruar çdo sukses në kryerjen e saj.

Ai është shprehur i bindur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti i dy vendeve do të forcohet në të mirë të të dy popujve, dhe ka siguruar Kryeministrin Kurti se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në synimin e saj për integrim evropian, transmeton Telegrafi.

“Sllovenia i kushton vëmendje të veçantë marrëdhënieve me vendet e Evropës Juglindore dhe ndjek nga afër progresin e tyre drejt integrimit evropian. Më lejoni t’ju siguroj se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Sllovenisë në këtë përpjekje”, thuhet në letrën e kryeministrit slloven drejtuar Kurtit.

Theksojmë se Qeveria Kurti është votuar më 22 mars, pro formimit të saj ishin 67 deputetë kurse kundër 30.

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

R Zh

Nga Qeveria e Serbisë pyesin Kurtin: A e ke prioritet “Shqipërinë e Madhe”?

R Zh

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...