Agjencia Zhurnal.mk

Kurti: Presidenti po e rrëzon veten e tij

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po bën përpjekje të formojë një qeveri të re duke e shkelur Kushtetutën e vendit.

Kurti bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e pritshëm të Presidentit që të mandatojë ;për formimin e qeverisë së re kandidatin apo kandidaten e cilësdo parti politike në opozitë.

“Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, sapo ai (Presidenti) të kalojë nga deklaratat në vendime”, ka thënë Kurti, të markurën në mbrëmje, në një konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Kurti ka thënë se Thaçi po i tejkalon kompetencat e veta kushtetuese, në përpjekje që të deformojë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetoprit të vitit të kaluar. Ai ka paralajmëruar se në përpjekjet e tij për të rrëzuar qeverinë legjitime, Thaçi po e rrëzon veten e tij.

“Presidenti, duke u përpjekur ta rrëzojë qeverinë legjitime, po e rrëzon veten e tij, përfundimisht”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se përpjekja e Thaçit për formimin e një qeverie të re, duke shkelur Kushtetutën dhe duke shkelur vullnetin politik të shumicës, është përpjekja e tij e fundit për ta shpëtuar veten e tij, porka shtuar se Thaçi nuk do ta arrijë këtë.

“Presidenti i Republikës po përpiqet ta kapë trenin e fundit, por i ka ikur tashmë edhe treni i fundit. Nuk ka më trena për Presidentin e Kosovës”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka refuzuar të propozojë kandidatin e saj për mandatar të ri për formimin e qeverisë, por ka kërkuar më parë që Presidenti Thaçi të shpjegojë bazën ligjore për veprimet që ka paralajmëruar se do t’i ndërmarrë.

Kurti ka përsëritur se Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se zgjidhje e vetme e krizës politike në Kosovë janë zgjedhjet e reja, të cilat mund të mbahen sapo të përfundojë kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Ai ka theksuar se pavarësisht prej veprimeve të Presidentit apo të kujtdo tjetër, vullneti I qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndryshohet.

“Këto përpjekje, këto orvatje antikushtetuese, vetëm sa e rrezikojnë rendin republikan e shtetin demokratik të Kosovës, por s’mund ta shtypin vullnetin e popullit e të na kthejnë para 6 tetorit”, ka thënë Kurti.

“Zogu ka dalë nga lëvozhga tashmë, nuk mund të kthehet përsëri në lëvozhgë”, është shprehur ai figurativisht.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...