Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurti: Prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar Teqen e Madhe Ballkanike të Gjakovës.

LVV njofton se Kurti është mirëpritur nga Sheh Musa Shehu dhe Sheh Gurfan Shehu.

“Teqja e Madhe Ballkanike në Gjakovë e cila së bashku me Xhaminë e Hadumit ka vënë themelet e ndërtimit të qytetit të Gjakovës, nuk ka qëndruar e heshtur ndaj zhvillimeve të rëndësishme në vend dhe përherë ka dhënë kontributin e saj për të mirën e shoqërisë dhe kombit tonë shqiptarë”, thuhet në njoftimin e bërë nga LVV.

Më tej, LVV thotë se në takim është biseduar për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend.

“Në takimin e djeshëm, me Shehët Musa e Gurfan Shehu, bashkëbiseduam për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend dhe për nevojën që t’i kundërvihemi migrimit të lartë e sidomos të të rinjve që janë dija dhe forca aktive për zhvillimin e vendit.

Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, theksoi se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit, duke ndjekur modelet e suksesshme që kanë aplikuar shtetet tjera me një të kaluar të ngjashme si kjo e jona”, vijon njoftimi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.

Postime të ngjashme

Kjo është gjendja e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

D V

Hajdari: Jetësimi i reciprocitetit ndaj Serbisë kërkon organizim të mirë

D V

Zjarret në Kosovë, policia del në terren me topa uji – paralajmëron zjarrvënësit se do të përballen me organet e drejtësisë

D V

Albin Kurti pret ekipin e xhudos në aeroportin “Adem Jashari”

D V

IKSHPK: 48 raste të reja me COVID-19

D V

Përfshirja e prokurores në një audio-incizim, reagon ministrja Haxhiu: Ky skandal sikurse edhe të tjerat nuk guxojnë të na heshtin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...