Agjencia Zhurnal.mk

Kurti propozon Blerim Rekën për ministër i punëve të jashtme të Kosovës

Prishtinë, 6 janar – Zhurnal.mk – Përmes një videoje në Facebook profilin e tij, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë Albin Kurti, sot ka bërë të ditur emrat të cilët i ka planifikuar për të drejtuar ministritë e Qeverisë së ardhshme, edhe pse deri tani nuk ka asnjë marrëveshje me Isa Mustafën, informon Zhurnal.

I pari i Vetvendosjes Albin Kurti përpos 4 ministrave dhe një zv.kryeministri, për ministër të punëve të jashtme ka propozuar ish kandidatin për president në Republikën e Maqedonisë së Veriut, profesorin Blerim Rekën.

Për Rekën edhe më parë fliteshte se do të propozohet për ministër i jashtëm por ende nuk dihej saktësisht përshkak se nuk ishte e qartë marrëveshja për koalicionim me LDK-në. Në këtë pozitë fliteshte edhe Vjosa Osmani, njofton Zhurnal.

Përpos Rekës, për ministra janë propozuar dhe Rozeta Hajdari si ministre e ekonomisë dhe tregtisë, Besnik Bislimi për ministër i financave, Albulena Haxhiu për ministre e drejtësisë, Arben Vitia për ministër i sportit dhe shëndetësisë, dhe Haki Abazi për zv.kryeministër i dytë.

Ndryshe sot Kurti është i ftuar për në takim tek presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Takimi pritet të mbahet në ora 15:00./Zhurnal.mk

Të gatshëm për qeverisje

Të gatshëm për qeverisje

Posted by Albin Kurti on Monday, January 6, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...