Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurti: Qeveria po e pamundësonë kalimin e pakos së rimëkëmbjes në Kuvend

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dje u takua virtualisht me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilët i ka njoftuar me qëndrimet e këtij subjekti politik lidhur me menaxhimin e ekonomisë dhe shëndetësisë sëe vendit në kohën e pandemisë.

Sipas VV-së, në këtë takim është folur edhe për problemet që sipas Lëvizjes përcjellin pakon e rimëkëmbjes ekonomike të përgatitur nga Qeveria jolegjitime, të cilat edhe po e pamundësojnë kalimin e saj në kuvend.

“Sidomos u veçuan parregullsitë e shumta që e shoqërojnë trajtimin që i bën qeveria jolegjitime trustit pensional të vendit, si dhe të hyrave të grumbulluara nga procesi i privatizimit. Në takim u shkëmbyen informata mbi zhvillimet e deritanishme me menaxhimin e pandemisë në Kosovë, si dhe implikimet e saj si për ekonominë e vendit ashtu edhe për shëndetin e financave publike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Hidhet një pako në drejtim të qendrës së paraburgimit në Prizren

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Ditën e Çlirimit: Pas krimeve të Serbisë, u ngritëm dhe ndërtuan shtetin

Dafina Vidishiqi

Moti për ditën e nesërme

Dafina Vidishiqi

Edhe një anëtar i PDK-së shpall kandidaturën për kryetar të Drenasit

Dafina Vidishiqi

Liria që nuk e priti çlirimin

Dafina Vidishiqi

Kërkohet mbështetje për fëmijët e mjekëve të vdekur në krye të detyrës në pandemi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...