Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se reforma e Administratës Publike është në shfrytëzimin e potencialit të plotë dhe të përkushtimit të talenteve të tyre në shërbim të progresit shoqëror dhe të zhvillimit ekonomik të vendit qëndron qëllimi sipëror i kësaj qeverisjeje, raporton Ekonomia Online.
Përmes një video-mesazhi, kreu i ekzekutivit ka përgëzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, për vazhdimësinë e kësaj nisme vjetore, e cila sipas tij është shtytëse e reforma gjithëpërfshirëse dhe ambicioze për reformimin e Administratës Publike.
Sipas tij, përparimet e arritura nuk do të ishin të mundshme pa mbështetjen e miqve ndërkombëtarë
“Qëllimi i kësaj qeverisjeje nuk është dhe nuk do të jetë kundër zyrtarëve dhe shërbyesve civilë apo kundër këshillave të miqve të BE-së, sepse, shtoi ai, ndaj të parëve kemi detyra morale në mbarëvajtjen e punës së tyre dhe për cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve ndërsa ndaj BE-së kemi detyra politike për ecjen e procesit të pandalshëm të integrimit rajonal dhe në BE”, ka deklaruar Kurti.