Agjencia Zhurnal.mk

Kurti: Rrëzimi i qeverisë ishte një plan, s’pendohem për shkarkimin e Veliut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga ai po e konsideron si një plan të bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai tha se qeveria nuk ka rënë për shkak të shkarkimit të tani më ish ministrit të MPB-së në Kosovë Agim Veliut, për të cilin thotë se nuk i bie pishman.

“Nuk ka logjik që për 1 ministër të bien qeveria. Por mendoj që ka qenë një plan. Sepse s’kam menduar asnjëherë që të bie qeveria për një ministër. Kanë pasur ndërmend të dalin nga kjo qeveri menjëherë pasi që të dalim nga pandemia, për shkak që kinse unë po i rrezikojë marrëdhëniet me ShBA-në. Por nëse do të ktheheshim ditën e shkarkimit unë prapë do të veproja njëjtë. Ka shumë gjëra që do të pendohesha në jetë, por jo për shkarkimin e Veliut”, pohoi Kurti.

Kurti ka thënë se LDK-ja ka qenë e para që ka shkelur marrëveshjen, kur kërkoi që të hiqet taksa pa reciprocitet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...