Kurti shtroi darkë për delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës

nga D V

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbrëmjes të së martës ka shtruar një darkë për delegacionin  e Asamblesë Rajonale të Evropës,  pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), të kryesuar nga senatorja belge Anne Lambelin, përcjell Ekonomia Online.

Kryeministri i vendit, së pari ju uroi mirëseardhje në Kosovë deputetëve e senatorëve, duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe duke veçuar marrëdhëniet e mira me shtetet frankofone pra veçanërisht në kulturë, në nderim të mysafirëve.

Asambleja Rajonale e Evropës dje dhe sot në Prishtinë po zhvillon punimet e sesionit të 36-të.

Në vitin 2022, Kuvendi i Kosovës ka avancuar statusin në anëtar të asociuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë. Republika e Kosovës është gjithashtu anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) që nga viti 2018.

Në vitit 2026, kur do të mbahet samiti i ardhshëm i OIF-së, synojmë aplikimin për t’u bërë anëtar me të drejta të plota të kësaj organizate ndërkombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More