Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurti s’komenton deklaratat e Mustafës për Republikën e Tretë: Kosova është para një referendumi gjithëpopullor

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti s’ ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me atë se kush janë aleatët e tij për Republikën e Tretë, për të cilën kryetari i LDK-së përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar sqarime,.

Kurti i pyetur për këtë deklaratë tha se s’po ka kohë të merret me deklaratat e të tjerëve, por që sipas tij ata duhet t’i sqarojnë vet deklaratat e tyre.

“Republika e Kosovës është para një referendumi  gjithëpopullor ku numri 127 është dalje nga kriza e shumëfishtë. Nuk mund të jap shpjegime për deklaratat e të tjerëve, ata duhet t’i japin vet”, tha Kurti, pas homazheve tek vendi ku janë vrarë aktivistët e VV-së, Mon Balaj e Arben Xheladini  14 vjet më parë në një protestë të organizuar kundër Pakos së Ahtisarit, raporton Ekonomia Online.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka shpallur pavarësinë së bashku me ShBA-në dhe partnerët evropian, ndërsa ka kërkuar nga Kurti të sqaroj se kush janë parterët e tij për Republikën e Tretë.

“Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë”, ka shkruar Mustafa.

Postime të ngjashme

Kurti, deputetit Nura: Je deputet i mirë kur insiston për reciprocitet, por partinë e ke të gabuar

D V

Kurti i përgjigjet deputetit të PDK-së: Reciprociteti me Serbinë do të vendoset dhe nuk do të dështoj

D V

Opozita i kërkon Qeverisë angazhim më të madh në shuarjen e zjarreve

D V

Kusari-Lila: Minishengeni, ripaketim i idesë së ish-Jugosllavisë

D V

Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

D V

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...